Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë në brigjet e Meksikës
Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter goditi sot bregdetin e shtetit federal meksikan të Baja California, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).
Tërmeti, rreth 30 kilometra në perëndim-jugperëndim të Las Brisas në Baja California, ndodhi në një thellësi prej 19 kilometrash, shtoi USGS.
Autoritetet po hetojnë nëse tërmeti shkaktoi dëme në shtetin e Baja California, shkroi në Twitter guvernatori Marina del Pilar Avila. /Nacionale/