Tërmet i fuqishëm prej 6,3 shkallësh në pjesën veriore të Filipineve - NACIONALE

Tërmet i fuqishëm prej 6,3 shkallësh në pjesën veriore të Filipineve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një tërmet me fuqi prej 6,3 shkallësh të Rihterit e goditi ishullin kryesor të Filipineve të enjten, thanë autoritetet, duke e shkaktuar ndërprerjen e disa operacioneve të trenave në kryeqytetin Manila.

Nuk është raportuar për pasoja në njerëz ose për dëme të mëdha nga dridhja që ndodhi në det në thellësi prej 10 kilometrash dhe u ndie edhe në provinca të tjera përreth, tha agjencia sizmike filipinase.

Operacionet e tri linjave hekurudhore në Manila u ndërprenë për shkak të tërmetit, tha Ministria e Transportit, raporton agjencia “Reuters”.

“Hekurudhat dhe aeroportet patën pezullime në operacione. Deri më tani, nuk ka raporte për efekte të mëdha të tërmetit dhe shpresojmë që të mbetet kështu”- tha zëdhënësi i mbrojtjes civile, Bernardo Rafaelito Alejandro.

Dritat në tavan u panë duke u dridhur në një hotel në njërin prej distrikteve tregtare të Manilas, ku presidenti Ferdinand Marcos Jr ishte duke folur para gazetarëve, pasi mori pjesë në një forum të tregtisë ndërkombëtare, sipas një dëshmitari të agjencisë “Reuters”.

Peter Oliver Palacio, kryetar i qytezës Calatagan, e cila shtrihet vetëm pesë kilometra larg epiqendrës së tërmetit, tha se departamenti i inxhinierisë është udhëzuar që ta kontrollojë zonën për dëme të mundshme.

Agjencia sizmike fillimisht regjistroi një dridhje me fuqi prej 6,2 shkallësh, por më vonë e ndryshoi në 6,3 shkallë, duke thënë se pret dëme dhe dridhje të tjera pas tërmetit.

Lajme të ngjashme