Tërmet i fuqishëm në Greqi, autoritetet në gjendje të lartë gatishmërie
Shërbimet emergjente ishin në gjendje të lartë gatishmërie në Kretë të Greqisë të enjten, pasi një tërmet me fuqi prej 6,1 shkallësh të Rihterit e goditi ishullin, duke shkaktuar dridhje që u ndien deri në Turqi e Izrael.
Tërmeti e pati epiqendrën 79 kilometra larg qytetit Heraklion dhe ndodhi në orën 6 e 19 minuta të së enjtes. Dridhja i tronditi banorët lokalë dhe turistët në ishull në fillimin e sezonit veror, sipas raportimeve në rrjetin X, shkruan agjencia e lajmeve “Reuters”.
Në pamje të kamerave të sigurisë shfaqeshin disa vazo bimësh në një ballkon duke u dridhur për disa sekonda.
Greqia është njëra nga shtetet më të rrezikuara nga tërmetet në Evropë.
Një nivel i pashembullt i aktivitetit sizmik më herët këtë vit e drodhi ishullin e popullarizuar turistik, Santorini, për disa javë rresht, duke nxitur mijëra njerëz që të evakuoheshin, ndërsa autoritetet u detyruan t’i mbyllnin shkollat.
This morning: A powerful 6.1 earthquake shook Crete, Greece. May 22, 2025 pic.twitter.com/JWBvghXkBm
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) May 22, 2025