Tërheqja e Izraelit: Palestinezët rikthehen në qytetin e shkatërruar të Khan Younisit - NACIONALE

Tërheqja e Izraelit: Palestinezët rikthehen në qytetin e shkatërruar të Khan Younisit

2 javë më parë

nga NACIONALE

Palestinezët kanë filluar të kthehen në qytetin e shkatërruar të Khan Younis, një ditë pas tërheqjes së papralajmëruar të forcave izraelite nga Gaza juglindore.

Tërheqja e një njësie ushtarake të Izraelit nga Gaza juglindore, ndodhi në ditën kur u shënua gjashtë mujori i luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Një video e publikuar nga Associated Press në Khan Yonunis, kanë shfaqur një numër të njerëzve duke u kthyer në vendt e tyre.

“Shumë pjesë, sidomos në qendrën e qytetit, nuk ofrojnë mundësi për jetesë më”, thotë Mahmoud Abdel Ghani i cili u largua nga Khan Younis në dhjetor kur Izraeli hyri me këmbësori në Gaza.

“Shtëpia ime dhe ajo e fqinjve të mi, është kthyer në rrënojë”, thotë ai, shkruan The Guardian.

“Gjithçka është një gërmadhë”, thotë Ahmad Abu al-Rish dhe vazhdon:

“As kafshët nuk mund të jetojnë më këtu, e si do të mund të jetonin njerëzit”, thotë tutje ai.

Derisa ushtria izraelite thotë se ka tërhequr trupat nga Gaza juglindore, ata janë parë duke u rigrupuar për të hyrë në një prej bazave më të forta të Hamasit, në Rafah.

Izraeli i ka thënë administratës Biden – e cila kundërshton okupimin e Rafas – se planifikon të zhvendosë një pjesë të njerëzve në tenda, por sipas imazheve satelitore, ende nuk është parë ndonjë lëvizje e tillë.

Ndërkohë, kritikët e kryeministrit izraelit, Benjanim Netanjahy, thonë se ai ‘po lyp metoda që ta vazhdojë luftën’, në mënyrë që të mbijetojë politikisht.

Lajme të ngjashme