Tenstionet në veri, The Guardian: Situata mbetet 'e brishtë por e qetë' - NACIONALE

Tenstionet në veri, The Guardian: Situata mbetet 'e brishtë por e qetë'

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Tensionet e fundit në veri kanë marrë vëmendje të madhe në mediat ndërkombëtare sidomos ditën e djeshme ku dhjetëra ushtarë të KFOR-it mbeten të lënduar si pasojë e dhunës së ushtruar nga protestuesit serbë. Së fundi, prestigjiozja The Guardian i ka kushtuar një artikull ngjarjeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës.

The Guardian ka shkruar edhe për vënien në gatishmëri të lartë të ushtrisë nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe akuzat e Moskës ndaj Perëndimit për trazirat e krijuara në veri.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më parë e kishte vënë ushtrinë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake dhe të martën Moska akuzoi perëndimin se "fajësonte" serbët për të cilët tha se ishin "të shtyrë në dëshpërim".”

Më tej aty shkruan për kërkesat e serbëve për tërheqjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga veriu.

“Shumë serbë po kërkojnë tërheqjen e forcave policore të Kosovës, si dhe kryetarët shqiptarë etnikë që ata nuk i konsiderojnë përfaqësuesit e tyre të vërtetë.”

Mediumi ka raportuar edhe për plagosjen e ushtarëve të KFOR-it që po mbronin objektin komunal në Zveçan nga sulmuesit serbë.

“Në mesin e trupave paqeruajtëse të KFOR-it të plagosur ishin 11 italianë, me tre prej tyre në “gjendje të rëndë, por jo kërcënuese për jetën”, thanë burimet zyrtare, ndërsa 19 ushtarë të plagosur i përkisnin një kontingjenti hungarez të KFOR-it. Katër prej tyre kishin nevojë për trajtim spitalor “për shkak të lëndimeve të predhave” dhe një ushtar duhej të operohej, por “asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rrezikshme për jetën”, tha ambasadori hungarez në Prishtinë, József Bencze. Rreth 52 protestues serbë u plagosën.”

"Rusia i kërkoi perëndimit të ndalojë së fajësuari serbët për incidentin në Kosovë dhe se nevojiteshin “hapa vendimtarë” për të ulur tensionet në rajon."

“Incidenti i së hënës ndezi një grindje në të gjithë komunitetin ndërkombëtar, me misionin paqeruajtës të udhëhequr nga NATO në Kosovë që dënoi ato që janë përshkruar si "sulme të paprovokuara".

Lajme të ngjashme