Televizioni “Al Jazeera” publikon video, dyshohet se shihen palestinezë duke u vrarë në plazh - NACIONALE

Televizioni “Al Jazeera” publikon video, dyshohet se shihen palestinezë duke u vrarë në plazh

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Televizioni “Al Jazeera” ka siguruar pamje të reja që duket se shfaqin ushtarë izraelitë duke shënjestruar dhe vrarë palestinezë të paarmatosur, përderisa këta po mundoheshin që të arrinin në pjesën veriore të Gazës.

Në një incident, në video duket se shfaqet një burrë palestinez që po mundohej të arrinte në pjesën veriore të Gazës duke ecur nëpër bregdet, afër rrugës bregdetare, raporton televizioni “Al Jazeera”.

Ushtarët izraelitë ishin të stacionuar në një kodër afër bregdetit. Përderisa burri po ecte afër detit, ai shihet duke u rrëzuar në tokë.

Një incident tjetër i ngjashëm ndodhi para disa javëve. Ne video burri dukej se po i mbante duart lart, por edhe ai u qëllua për vdekje.

Më pas, disa ushtarë izraelitë shkojnë për ta larguar trupin e tij.

Për ta shikuar videon, klikoni KËTU.

Në pamje shihet edhe një person tjetër që qëllohet me armë.

Shumë palestinezë janë munduar që të kthehen në shtëpitë e tyre ose të kërkojnë strehim në pjesën veriore të Gazës përmes plazhit ose Rrugës “Rashid”, e cila shtrihet përgjatë bregdetit të Gazës, nga veriu në jug.

Lajme të ngjashme