Teleskopi “James Webb” merr pamje mahnitëse të gjithësisë - NACIONALE

Teleskopi “James Webb” merr pamje mahnitëse të gjithësisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është publikuar fotografia e parë me ngjyra të plota nga teleskopi “James Webb”, për të cilën thuhet se është pamja më e thellë dhe më e hollësishme e gjithësisë deri më tani.

Fotografinë e publikoi presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë. Fotografi të tjera pritet të publikohen nga NASA gjatë një prezantimi të martën.

“Këto fotografi do t’i kujtojnë botës se Amerika mund të bëjë gjëra të mëdha dhe do t’i kujtojë popullit amerikan, sidomos fëmijëve tanë, se nuk ka asgjë përtej kapacitetit tonë”, tha presidenti amerikan.

Teleskopi “James Webb” ka kushtuar dhjetë miliardë dollarë dhe është lëshuar më 25 dhjetor të vitit të kaluar. Me të synohet realizimi i dy qëllimeve kryesore: fotografimi i yjeve të parë që kanë shndritur në gjithësi para më shumë se 13.5 miliardë vjetëve dhe analizimi i planetëve të largët për të parë nëse ato mund të jenë të jetueshëm.

Ky teleskop ka pasqyrë ari të gjerë 6.5 metra dhe instrumente shumë të ndjeshme ndaj rrezeve infra të kuqe.

Lajme të ngjashme