Të krishterët protestojnë në Damask pas djegies së pemës së Krishtlindjes - NACIONALE

Të krishterët protestojnë në Damask pas djegies së pemës së Krishtlindjes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Protesta shpërthyen në lagjet e krishtera të kryeqytetit sirian, Damask, pasi një peme të Krishtlindjes iu vu flaka në një qytezë tjetër nga disa burra të paidentifikuar të hënën në mbrëmje.

Një video ku shihen burrat duke ia vënë flakën drurit të vendosur në hapësirë publike në qytezën me shumicë të krishterë, Suqaylabiyah, afër qytetit Hama, doli në internet, duke nxitur protesta, raporton televizioni CNN.

Është e paqartë se kush ia vuri flakën drurit, por një video doli, ku një rebel që po qëndronte pranë priftërinjve zotohej se do t’i ndëshkonte autorët.

“Mëngjesin tjetër do ta shihni drurin tërësisht të rivendosur” – i tha rebeli i paidentifikuar grupit protestues pranë drurit të djegur.

Protestuesit në kryeqytet marshuan drejt kishave për të kërkuar mbrojtje më të mirë për të krishterët në vend, i tha televizionit CNN banori 24-vjeçar i Damaskut, George, i cili është i krishterë.

Incidenti erdhi tri javë pasi rebelët opozitarë udhëhoqën një fushatë të suksesshme kryengritëse për ta rrëzuar nga pushteti presidentin Bashar al-Assad. Të krishterët e Sirisë tani u bashkohen atyre në Liban dhe në territoret palestineze që e festojnë Krishtlindjen në kohën e paqartësisë dhe frikës në rajon.

Lajme të ngjashme