“Të gjitha vendimet janë marrë”: Zelensky i premton Sirisë mbështetje me ushqim
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se vendi i tij është i interesuar për ta stabilizuar situatën në Siri dhe se Ukraina është e gatshme për t’i ofruar ushqim shtetit të dalë nga lufta e gjatë civile.
“Ne i jemi mirënjohës secilit shtet dhe secilit udhëheqës që është tani i gatshëm për ta ndihmuar shoqërinë siriane për ta rivendosur jetën normale dhe për të ndërtuar institucione shtetërore efikase” – shkroi Zelensky në rrjetin X, duke u zotuar për ta “mbështetur Sirinë në garantimin e sigurisë ushqimore”, raporton shërbimi në gjuhën angleze i Radios “Evropa e Lirë”.
“Ne jemi të gatshëm për të punuar me përfaqësues të popullit sirian për t’i korrigjuar gabimet e regjimit të Assadit, në veçanti, në lidhje me Ukrainën dhe tërë Evropën” – shtoi ai.
“Ne pa dyshim se do ta përkrahim popullin e Sirisë për sigurinë ushqimore. Të gjitha vendimet për këtë janë marrë sa i përket anës sonë, Ukraina është e gatshme për të ofruar ushqim” – premtoi Zelensky.
“Ukraina është e interesuar për stabilizimin e situatës në Siri dhe në rajonin si tërësi dhe do t’i mbështesë të gjitha përpjekjet e nevojshme të partnerëve tanë” – u zotua më tej presidenti ukrainas.
Ai paralajmëroi kundër pranisë ruse në Siri, duke thënë se largimi i kësaj pranie është i rëndësishëm për sigurinë.
“Ne besojmë se është e rëndësishme në mënyrë thelbësore për sigurinë e popullit të Sirisë dhe për rajonin si tërësi që të hiqet çfarëdo pranie ruse nga Siria” – shkroi Zelensky.
I held a meeting of the Staff.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) December 23, 2024
We thoroughly analyzed our work with Syria after the fall of Assad and his escape.
Today, the intelligence services presented their reports—the Foreign Intelligence Service and the Defense Intelligence of Ukraine—as well as the Ministers of…