Tanke Leopard 2 për Ukrainën, listës i bashkohet edhe Portugalia
Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa ka njoftuar se edhe vendi i tij do u bashkohet vendeve të tjera aleate, në dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë.
Costa ka bërë të ditur se Portugalia ishte në bisedime me Gjermaninë për të marrë pjesë të nevojshme për riparimin e tankeve të papërdorshme Leopard që i posedojnë forcat e armatosura portugeze.
“Aktualisht jemi duke punuar që të jemi në gjendje të shpërndajmë disa nga tanket tona,”- ka thënë Costa, duke mos bërë të ditur numrin e saktë të tankeve që do të dërgohen.
Një muaj më parë, kreu i forcave të armatosura portugeze, Admirali António Silva Ribeiro, ka njoftuar se vendi i tij posedon 37 tanke Leopard 2, megjithatë në media është raportuar se shumica prej tyre nuk janë funksionale.
Kujtojmë se deri më tani vendet që kanë pranuar të nisin tanke në Ukrainë, janë: ShBA, Gjermania, Polonia, Britania e Madhe, Kanadaja, Holanda, Norvegjia, Spanja e tani edhe Portugalia.
