Tajlanda e Kamboxhia arrijnë armëpushim të pakushtëzuar - NACIONALE

Tajlanda e Kamboxhia arrijnë armëpushim të pakushtëzuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kamboxhia dhe Tajlanda janë pajtuar për një “armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar” duke filluar nga mesnata sipas kohës lokale, tha të hënën kryeministri i Malajzisë, Anwar Birahim, pas përleshjeve kufitare që kanë lënë mbi 30 të vdekur.

Dy vendet do të organizojnë një takim të komandantëve rajonalë nga palët tajlandeze e kamboxhiane të martën, sipas Malajzisë, shtet që ndërmjetësoi në bisedime, raporton televizioni CNN.

Kryeministri kamboxhian, Hun Manet, dhe kryeministri tajlandez në detyrë, Phumtham Wechayachai, u takuan në rezidencën zyrtare të kryeministrit të Malajzisë.

Të dyja palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për fillimin e luftimeve kufitare si dhe më pas kanë hedhur akuza për sulme të reja.

Sipas zyrtarëve tajlandezë e kamboxhianë, të paktën 35 njerëz janë vrarë e mbi 200 të tjerë janë lënduar gjatë përleshjeve.

Dy fqinjët e Azisë Juglinore kanë mosmarrëveshje kufitare që rrënjët i ka para shumë dekadave.

Lajme të ngjashme