Sulmuesi amerikan u vesh si grua për të ikur pas kryerjes së sulmit - NACIONALE

Sulmuesi amerikan u vesh si grua për të ikur pas kryerjes së sulmit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas organeve për sundimin e ligjit, i dyshuari për sulmin në Illinois të ShBA-së, ku u vranë shtatë persona, e kishte planifikuar sulmin për disa javë u vesh me rroba të grave për t’i ikur policisë nga vendi i ngjarjes.

Në një fotografi të publikuar në internet, ai shihet me një parukë të zezë në kokë, rroba grash, me telefon në dorë e dëgjuese në vesh duke u shtirur se nuk ka bërë asgjë.

Një zyrtar amerikan tha të martën se të gjitha viktimat janë persona të rritur, ndërsa në mesin e të plagosurve ka fëmijë.

Viktima e shtatë vdiq të martën nga lëndimet. Rreth 40 të tjerë u plagosën në sulm. Zëdhënësi i Taks-Forcës, Christopher Covelli, tha se sulmuesi e kishte planifikuar sulmin për disa javë, raporton “Associated Press”.

Sulmi ndodhi më pak se tri vjet pas shkuarjes së policinë në shtëpinë e tij, pasi një anëtar i familjes i kishte lajmëruar autoritetet se ai po kërcënonte se do t’i vriste të gjithë në shtëpi. Covelli tha se policia kishte konfiskuar 16 thika, një kamë dhe një shpatë, port ha se nuk kishte ndonjë shenjë se ai kishte ndonjë armë atëherë, në shtatorin e vitit 2019.

Covelli tha se në prill të atij viti, policia i ishte përgjigjur thirrjes për një vetëvrasje në tentativë nga i dyshuari. Besohet se ai e bleu ligjërisht armën e përdorur në sulm në Illinois vitin e kaluar. I dyshuari kishte blerë gjithsej pesë armë, të cilat policia i gjeti në shtëpinë e babait të tij.

Lajme të ngjashme