Sulmi në Gjermani: Pamje nga momenti i arrestimit të një të dyshuari
Dhjetëra njerëz janë plagosur dhe disa të tjerë janë vrarë të premten pasi një makinë përplasi një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të Gjermanisë Magdeburg, në atë që zyrtarët lokalë po e përshkruajnë si një sulm terrorist.
The Guardian tashmë ka bërë të ditur se numri i viktimave nuk ishte menjëherë i qartë, por mediat gjermane, duke cituar shërbimet e urgjencës në rajon, thanë se midis 60 dhe 80 persona mund të ishin lënduar, 15 prej tyre raportohet se janë në gjendje më të rëndë.
Në lidhje me sulmin, një person është arrestuar, kanë bërë të ditur autoritetet gjermane.
Pamje nga momenti i arrestimit: