Sulmi makabër në Moskë, dalin pamjet e sulmuesve
“BBC” ka publikuar pamje nga sulmi në një sallë koncertesh pranë Moskës, ku është konfirmuar se deri më tani kanë vdekur rreth 40 persona dhe janë plagosur mbi 100 të tjerë.
Në një video të publikuar, nga minuta 3:00, mund të shihet një numër i madh i njerëzve duke ikur sapo dëgjojnë zhurmën e të shtënave.
“The Guardian” në anën tjetër, ka publikuar disa pamje të tjera ku shihut çatia e sallës “Crocus City” ku ndodhi sulmi, duke rënë në tokë, kjo pasi e njëjta u përfshi edhe nga zjarri.
Ndërkohë, deri më tani, është konfirmuar se 40 persona kanë vdekur në sulmin e së premtes në Rusi, derisa raportohet për rreth 100 të plagosur.
‼️ Partial roof collapse in the "Crocus City Hall" building in #Moscow pic.twitter.com/iXjAQA50ma
— NEXTA (@nexta_tv) March 22, 2024
Sipas “BBC”, kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) përmes një komunikate.
“Sipas informacioneve preliminare: 40 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur.” – thuhet në këtë njoftim.
Sipas pamjeve, duket se salla e muzikes Crocus City është përfshirë nga flakët, derisa ka video edhe nga sulmi në sallën e koncerteve. Sipas këtyre pamjeve, shihen të paktën katër persona të armatosur duke hapur zjarr me armë automatike, derisa qytetarët kanë ikur në panik për të shpëtuar jetën.