Sulmet izraelite në Siri duhet të ndalen, thotë emisari i posaçëm i OKB-së - NACIONALE

Sulmet izraelite në Siri duhet të ndalen, thotë emisari i posaçëm i OKB-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Emisari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Siri, Geir Pedersen, i ka cilësuar si “zhvillim shumë shqetësues” sulmet izraelite në Siri.

“Ne po vazhdojmë të shohim lëvizje dhe bombardime izraelite në territorin sirian, kjo duhet të ndalet” – tha ai, sipas raportimit të televizionit BBC.

Pederseni gjithashtu theksoi se konflikti në Siri nuk ka përfunduar, duke i përmendur përleshjet e vazhdueshme në pjesën verilindore mes Ushtrisë Kombëtare Siriane, e cila mbështetet nga Turqia, dhe Forcave Demokratike Siriane, që përbëhen kryesisht nga kurdët.

Emisari i OKB-së vuri në pah tri porosi:

Mbrojtja e civilëve në vijë me të drejtën humanitare ndërkombëtare;

Depërshkallëzimi sa i përket konfliktit në pjesën verilindore dhe thirrja për ndërprerjen e sulmeve izraelite;

Nevoja për “rregullime të besueshme dhe kalimtare” në Damask që e përfaqësojnë “spektrin më të gjerë të mundshëm të shoqërisë dhe partive siriane”.

Në qytetin Manbij, ku për disa ditë ka qenë duke u zhvilluar një përleshje e konsiderueshme, tani raportohet se Forcave Demokratike Siriane po u lejohet tërheqja në mënyrë të sigurt.

Duke cituar një burim të opozitës siriane, agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë arritur një marrëveshje për tërheqjen e sigurt të Forcave Demokratike Siriane.

Lajme të ngjashme