Sulmet e Iranit: Ministria e Jashtme fton kosovarët që gjenden në Izrael t’i ndjekin udhëzimet e sigurisë - NACIONALE

Sulmet e Iranit: Ministria e Jashtme fton kosovarët që gjenden në Izrael t’i ndjekin udhëzimet e sigurisë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Minsitria e Jashtme e Kosovës, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës në Izrael që t’i ndjekin udhëzimet e sigurisë.

Në një komunikatë për media, MPJD ka publikuar edhe numrat e kontaktit.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është në komunikim të pandërprerë me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael si edhe me të gjithë qytetarët e Kosovës, në Izrael. U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase”, thuhet në reagim.

Ministria shton tutje se për çdo nevojë të mundshme ftohen të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael: +972 58-634- 0450

Lajme të ngjashme