Sulm në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, makina përplaset me turmën – raportohet për dy të vdekur - NACIONALE

Sulm në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, makina përplaset me turmën – raportohet për dy të vdekur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dhjetëra njerëz janë plagosur dhe disa të tjerë janë vrarë të premten pasi një makinë përplasi një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të Gjermanisë Magdeburg, në atë që zyrtarët lokalë po e përshkruajnë si një sulm terrorist.

The Guardian tashmë ka bërë të ditur se numri i viktimave nuk ishte menjëherë i qartë, por mediat gjermane, duke cituar shërbimet e urgjencës në rajon, thanë se midis 60 dhe 80 persona mund të ishin lënduar, 15 prej tyre raportohet se janë në gjendje më të rëndë.

Gjithashtu sipas rsportimeve bëhet e ditur se një BMË e errët me sa duket hyri drejt e në turmë në tregun e Krishtlindjeve.

The Guardian gjithashtu ka bërë të ditur se kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka njoftuar se autori është një mjek nga Arabia Saudite

Scholz shtoi se autori ka vepruar i vetëm dhe se të paktën 60 persona janë plagosur.

Numri i të vdekurve është rritur në dy, tha Scholz, raporton Reuters.

Spitali Universitar i Magdeburgut tha se po trajton 10-20 pacientë dhe po përgatitet për më shumë.

Policia dyshon se kishte një mjet shpërthyes në automjet që u përplas në një turmë në tregun e Krishtlindjeve, raporton transmetuesi MDR.

Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock tha se sulmi e la atë "të tronditur".

Në një deklaratë në X, Baerbock shkroi: “Fotografitë nga Magdeburgu më lënë thellësisht të tronditur. Për familjet dhe miqtë që donin të kalonin kohë së bashku në tregun e Krishtlindjeve asgjë nuk është si më parë. Ngushëllimet e mia më të thella janë me viktimat dhe të dashurit e tyre. Dua të falënderoj ekipet e urgjencës dhe ndihmësit.”

Lajme të ngjashme