Sulm me armë në Pragë të Çekisë, raportohet për të vrarë
Policia çeke ka thënë se disa njerëz janë vrarë e disa të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave afër një universiteti në pjesën qendrore të Pragës.
Në raportime thuhet se incidenti ndodhi në Fakultetin e Arteve të Universitetit Çarls, që ndodhet në Sheshin “Jan Palach”, raporton televizioniBBC.
Autoritetet thanë se i tërë sheshi dhe zona përreth janë mbyllur.
Policia tha se incidenti ishte duke vazhduar dhe u bëri thirrje qytetarëve që të qëndronin larg vendit të ngjarjes, në vende të mbyllura.
Universiteti Çarls ndodhet në Qytetin e Vjetër të Pragës, rreth 500 metra nga Ura e Çarlsit, e cila tërheq shumë turistë.
BREAKING: Shooting with multiple fatalities at Charles University's Faculty of Arts in Prague pic.twitter.com/Rs0u9RHsXi
— BNO News (@BNONews) December 21, 2023