Sulm masiv i Rusisë në Ukrainë, godet infrastrukturën me raketën hipersonike Oreshnik - NACIONALE

Sulm masiv i Rusisë në Ukrainë, godet infrastrukturën me raketën hipersonike Oreshnik

1 javë më parë

nga NACIONALE

Rusia tha të premten se kishte goditur infrastrukturën e Ukrainës me një raketë hipersonike Oreshnik, si pjesë e një sulmi masiv gjatë natës. Sulmi ndaj Kievit vrau katër persona dhe plagosi të paktën 22 të tjerë, sipas autoriteteve locale, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Goditjet ndodhën pak pasi Moska denoncoi një plan perëndimor për të dislokuar trupa paqeruajtëse në Ukrainë pas një marrëveshjeje armëpushimi.

Ambasada e Katarit u dëmtua nga një sulm me dron rus, thotë Zelensky

Një sulm me dron rus dëmtoi ndërtesën e ambasadës së Katarit në Kiev, si dhe infrastrukturën civile dhe objektet energjetike të Ukrainës, tha presidenti Volodymyr Zelensky.

Në një postim në platformën X, Zelensky bëri thirrje për “një reagim të qartë nga bota”, veçanërisht “nga Shtetet e Bashkuara, sinjaleve të të cilave Rusia u kushton vërtet vëmendje”. Ai shtoi se Rusia duhet të marrë sinjale të qarta se është detyrimi i saj të përqendrohet te diplomacia.

Lajme të ngjashme