Suedia pranë NATO-s: Pas Turqisë, edhe Hungaria jep shenjë se do t’ia përkrahë anëtarësimin - NACIONALE

Suedia pranë NATO-s: Pas Turqisë, edhe Hungaria jep shenjë se do t’ia përkrahë anëtarësimin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Duket se Suedia është pranë anëtarësimit në NATO, pasi Hungaria, shteti i fundit që ende nuk ka shprehur përkrahje për hyrjen e vendit të Evropës Veriore në aleancë, ka dhënë shenja se do të bëjë një gjë të tillë së shpejti.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, citohet të ketë thënë në një deklaratë të publikuar të martën se ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nga vendi i tij tashmë është “vetëm një çështje teknike” dhe se qeveria hungareze e mbështet atë, raporton gazeta “The Guardian”.

Kryediplomati hungarez e bëri këtë koment para nisjes në Vilnius të Lituanisë, ku të martën fillon samite i NATO-s.

Të hënën në mbrëmje u raportua se Turqia tashmë e ka ndryshuar qëndrimin dhe do ta mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO. Ankaraja e kishte akuzuar Stokholmin se shërben si strehë për individë që Turqia i cilëson terroristë.

Lajme të ngjashme