Suedia njofton 443 milionë dollarë pako ndihme për Ukrainën - NACIONALE

Suedia njofton 443 milionë dollarë pako ndihme për Ukrainën

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Suedia do t’ia dërgojë pakon e 17-të të ndihmës Ukrainës me mbështetje ushtarake që gjithsej vlen 4,6 miliardë krona suedeze (443 milionë dollarë), tha të hënën ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson.

Në pakon e re do të përfshihet municioni për automjetet luftarake të këmbësorisë që tashmë janë dhuruar nga Suedia, si dhe blerje që do ta lehtësojnë transferimin e aeroplanëve luftarakë “Gripen” në të ardhmen, edhe pse ende nuk është marrë vendim për një transfer të tillë, raporton agjencia “Reuters”.

“Ne duam që ta kemi aftësinë për t’i dhuruar “Gripen” Ukrainës në një fazë të mëvonshme të mundshme” – tha ministri suedez në një konferencë për gazetarë.

Ai shtoi se në pako përfshihen barka luftarake shtesë, raketa e pajisje kamuflazhi si dhe fonde për t’i mbështetur blerjen ukrainase në fushën e mbrojtjes. Për këto masa u mor vendim në bashkëpunim të ngushtë me Kievin.

Rreth gjysma e vlerës së pakos përbëhet nga pjesë që nevojiten në prodhimin nga Suedia të modelit më të ri të aeroplanit luftarak “Gripen E” për forcën e vet ajrore.

“Tash për tash, nuk është në lojë transferimi i JAS Grupens-ave në Ukrainë, pasi kjo do ta pengonte sjelljen e aeroplanëve F-16” – tha Qeveria në një deklaratë.

Lajme të ngjashme