Stërmbesa e udhëheqësit sovjetik: Putin mund të përdorë armë bërthamore - NACIONALE

Stërmbesa e udhëheqësit sovjetik: Putin mund të përdorë armë bërthamore

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Stërmbesa e ish-udhëheqësit sovjetik, Nikita Khrushchev, ka paralajmëruar se Rusia mund të jetë e përgatitur të përdorë armë bërthamore në Ukrainë.

Nina Khrushchev, profesoreshë e çështjeve ndërkombëtare në SHBA, i ka thënë BBC-së se ajo beson se presidenti rus, Vladimir Putin, do të bëjë gjithçka për ta shpallur fitoren në luftë.

“Unë mendoj se kjo luftë është me të vërtetë ajo që Putini planifikon të fitojë dhe planifikon ta fitojë me çdo kusht. Nëse atij i duhet të shpallë fitoren dhe mund t'i duhet të përdorë armë bërthamore taktike - nuk po e parashikoj këtë - ky mund të jetë një nga opsionet që rusët mund të jenë të përgatitur të përdorin, "tha ajo.

Armët bërthamore taktike janë më pak të fuqishme se raketat me rreze më të gjatë që u shfaqën gjatë epokës së Luftës së Ftohtë kur Nikita Khrushchev udhëhoqi Bashkimin Sovjetik.

Por zonja Krushchev - studiuese në New School në Nju Jork dhe kritike e gjatë e Putinit , ka frikë se Moska mund t'i përdorë ato për efekt shkatërrues në tokën ukrainase.

Në mars, disa ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, zonja Krushchev kishte thënë se ishte e turpëruar nga zhvillimet dhe se stërgjyshi i saj do ta kishte konsideruar sulmin "të neveritshëm".

Lajme të ngjashme