Spiunazhi kibernetik: Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani për t'i vëzhguar ndihmat për Ukrainën
Shërbimi ushtarak rus i inteligjencës (GRU) po dëshiron të vëzhgojë ndihmat për Ukrainën brenda vendeve anëtare të NATO-s.
Për këtë qëllim, ky shërbimi ka shënjestruar mijëra kamera të mbikëqyrjes nëpër Rumani dhe shtete të tjera anëtare të NATO-s që kufizohen me Ukrainën.
Një hetim ku po marrin pjesë ShBA-të dhe disa shtete evropiane ka treguar se kjo po bëhet në përpjekje për ta vëzhguar rrjedhën e ndihmave ushtarake dhe humanitare të vendeve perëndimore drejt Kievit.
Hetuesit kanë bërë me dije se nga rreth 10 mijë adresa IP të komprometuara, afro 1 mijë i përkisnin kamerave të sigurisë në Rumani.
Kjo e bën Rumanin vendin e dytë më të prekur pas vetë Ukrainës.
Hulumtimi ka treguar se vendet e tjera të shënjestruara nga hakerët rusë janë Polonia, Hungaria dhe Sllovakia.
Fushata e gjerë e spiunazhit kibernetik, e cila iu atribuara njësisë famëkeqe të GRU-së 26165, ka filluar pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022./REL/