S’ia tha emrin Maqedoni e Veriut presidentja e sapoinauguruar, reagon Greqia: Nuk do të lejojmë lapsuse të tilla - NACIONALE

S’ia tha emrin Maqedoni e Veriut presidentja e sapoinauguruar, reagon Greqia: Nuk do të lejojmë lapsuse të tilla

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e sapoinauguruar e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, e ka mënjanuar emrin kushtetues të shtetit duke e quajtur vetëm “Maqedoni”, ndërsa për një gjë të tillë ka reaguar menjëherë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, duke e dënuar fuqishëm dhe duke e vlerësuar për “zgjedhje provokative”.

Mitsotakis ka shkruar në rrjetin X se Siljanovska Davkova me këtë ka shkelur Marrëveshjen e Prespës dhe Kushtetutën e vendit të saj, raportoi "Euronews".

"Ne deklarojmë kategorikisht se nuk do të pranojmë lapsus të ngjashëm. Dhe përsërisim se çdo përparim në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çdo hap i Shkupit drejt Evropës, varet nga respektimi i sinqertë i marrëveshjes. Nga përdorimi korrekt i emrit kushtetues të vendin fqinj dhe, natyrisht, për shmangien e sfidave”, tha ai Mitsotakis.

Lajme të ngjashme