Si po merr Putini atë që nuk donte, ushtria ukrainase gjithnjë e më afër Perëndimit
Sa më gjatë që ushtria e Ukrainës të mbrohet nga pushtuesit rusë, aq më shumë ka mundësi për armatim dhe stërvitje perëndimore – pikërisht transformimin që Presidenti rus Vladmir Putin donte ta parandalonte duke e pushtuar.
Lista e armëve që arrijnë në Ukrainë nga Perëndimi, është e gjatë dhe vazhdon të rritet. Në listë përfshihen dronët e rinj amerikanë për fushë beteje, artileri moderne amerikane dhe kanadeze, armë anti-tank nga Norvergjia, automjete të blinduara dhe raketa kundër anijeve nga Britania, raketa kundër ajrore Stinger nga ShBA, Danimarka dhe vende të tjera.
Nëse Ukraina vazhdon të përballojë rusët, arsenali i saj i armëve i akumuluar nga Perëndimi, mund të sjellë një efekt transformues në një vend, që si ish-republikat e tjera sovjetike, është mbështetur kryesisht në armë dhe pajisje të epokës sovjetike.

Por, Associated Press shkruan se, mbajtja e kësaj ndihme ushtarake nuk do të jetë e lehtë. Është e kushtueshme dhe për disa vende furnizuese, politikisht e rrezikshme. Gjithashtu armët e dërguara në Ukrainë, po hiqn nga stoqet perëndimore të cilat në një moment do të duhet të rimbushen. Kjo është aryeja se pse Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së Lloyd Austin, thirri një takim të martën në bazën ajrore Ramstein të Gjermanisë. Në këtë takim morën pjese ministria nga 40 vende të botës.
Duke folur në hapjen e takimit, Austin tha se qëllimi nuk është vetëm mbrojtja e Ukrainës, por edhe ndihma në mënyrë që ata të fitojnë kundër një force të madhe pushtuese. Austin u shpreh se aleatët e Ukrainës, “do të lëvizin parajsën e tokën” për të përbushur kërkesat për sigurinë e saj.
"Ne besojmë se ata mund të fitojnë nëse kanë pajisjet e duhura, mbështetjen e duhur," tha Austin të hënën në Poloni pas kthimit nga një vizitë në Kiev me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken që përfshinte diskutimin e nevojave ushtarake të Ukrainës. Ai tha gjithashtu se qëllimi është "të shihet Rusia e dobësuar në atë masë sa të mos mund të bëjë më ato gjëra që ka bërë në pushtimin e Ukrainës".
Pavarësisht dështimeve të saj të hershme, ushtria ruse ka ende disa avantazhe që do të vihen në provë në rajonin lindor të Donbasit, ku ata po grumbullojnë më shumë trupa luftarake dhe fuqi zjarri.
Pas dy muajsh pushtim e me rezultatin e deritanishëm të luftës, Pentagoni po siguron 90 topa obusi modern, së bashku me 183,000 fishekë artilerie si dhe armatime të tjera të sofistikuara për Ukrainën.

ShBA, gjithashtu po organizon për ukrainasit shumë trajnime për përdorimin e armëve të sofistikuara.
Të hënën, Austin dhe Blinken njoftuan 713 milionë dollarë financime të huaja ushtarake për Ukrainën-rreth 322 milionë dollarë janë caktuar për Kievin, pjesërisht për të ndihmuar që të kalojë drejt armëve më të avancuara dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore, ndërsa pjesa e mbetur do të ndahet midis anëtarëve të NATO-s dhe vendeve të tjera që i kanë ofruar Ukrainës furnizime kritike ushtarake që nga fillimi i luftës me Rusinë.
Një financim i tillë është i ndryshëm nga ndihma e mëparshme ushtarake e ShBA-së për Ukrainën. Nuk është një dhurim i armëve dhe pajisjeve nga stoqet e Pentagonit, por para të gatshme që vendi mund t’i përdorë për të blerë furnizime që mund i nevojiten.
Ukrainasit thonë se kanë nevojë për më shumë armatim, duke përfshirë sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë, avionë luftarakë, tanke dhe sisteme raketash me shumë lëshime.
"Është e vërtetë të thuhet se Shtetet e Bashkuara tani po udhëheqin përpjekjet për të siguruar këtë tranzicion të Ukrainës në armë të stilit perëndimor, në organizimin e trajnimit për ushtarët ukrainas," tha Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, duke shtuar se i “vjen keq që kjo nuk ka ndodhur një ose dy muaj para fillimit të luftës.”
Një gjeneral amerikan, Philip Breedlove, që ka udhëhequr NATO-n në Evropë nga vitet 2013 deri në 2016, thotë se përmbledhja e asaj që Putini dëshiron në Ukrainë dhe në vendet tjera në periferi të Rusisë, është “Jo armë, NATO pas dhe jo Amerikë.”
“Ajo që ka ndodhur është se zoti Putin po merr pikërisht atë që nuk donte. Ai po çon më shumë armë (në Ukrainë), ai po e çon më shumë NATO-n përpara dhe po merr më shumë Amerikë në Evropë," është shprehur Breedlove.
Kompleksiteti i mbajtjes së ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën, edhe pse trupat e saj janë plotësisht të pushtuara nga një luftë brutale, janë një kujtesë e asaj që është në rrezik. Putin, përpara se të fillonte pushtimin e Ukrainës, tha se Moska nuk mund të toleronte atë që ai e shihte si një përpjekje perëndimore për ta bërë Ukrainën një anëtare de facto të NATO-s. Ai argumentoi se interesi i Ukrainës për “perëndimorizim” dhe për të dalë jashtë orbitës së Rusisë, ishte si shkak i forcave të jashtme, të tilla si presioni i ShBA-SË.
Putini ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga anëtarësimi në aleancën e NATO-s dhe përtej kësaj ai ka këmbëngulur të kthejë kohën pas në vitin 1997, përpara se NATO të fillonte të shtonte në radhët e saj vendet ish-sovjetike dhe aleatet sovjetike.
Megjithatë, tani ka pak perspektivë që Ukraina të anëtarësohet në NATO, por në fakt lufta e Rusisë e ka afruar NATO-n me Ukrainën. Rezultati i gjithë kësaj ka qenë një nxitje për Ukrainën që të ngrisë një mbrojtje të suksesshme, madje edhe në rajonin lindor të Donbasit - ku rusët kanë disa avantazhe dhe ku separatistët e mbështetur nga Rusia, kanë luftuar që nga viti 2014.