Si e ekspozoi anën e errët të Angela Merkel-it lufta në Ukrainë? - NACIONALE

Si e ekspozoi anën e errët të Angela Merkel-it lufta në Ukrainë?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ajo u nderua kur u largua nga posti i kancelares, por tani ministrat po nxitojnë të distancohen nga politikat e saj

Reputacioni i Angela Merkelit është dëmtuar në Gjermani gjatë javëve të fundit.

Ish-ministrat që kanë shërbyer nën drejtimin e saj janë rreshtuar për të mohuar politikën e saj të jashtme që nga pushtimi i Ukrainës.

“Në jetën time nuk e kam menduar kurrë se ishte e mundur të futeshim në një krizë të tillë me Rusinë”, tha Wolfgang Schäuble, ish-ministri i financave i zonjës Merkel.

“Edhe unë mendova se duhet të bashkëpunojmë me Rusinë. Sot e di: gabova, të gjithë gabuam”.

“Është një e vërtetë e hidhur me të cilin po përballemi”, tha presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, i cili shërbeu si ministre e Jashtme e zonjës Merkel.

"Ne u kapëm pas urave në të cilat Rusia nuk besonte më dhe për të cilat partnerët tanë na paralajmëruan", tha ai. "Kam gabuar, por nuk kam qenë i vetmi".

Merkel ka lëshuar një deklaratë të shkurtër duke dënuar pushtimin dhe duke thënë se ajo "i qëndron vendimit të saj" për të bllokuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO në vitin 2008.

Përtej kësaj, ajo ka qëndruar e heshtur, duke e lënë Gjermaninë në një pozitë jo të mirë në arenën ndërkombëtare kur nisi pushtimi i Ukrainës nga Rusia, vetëm disa muaj pasi ajo u largua nga posti i kancelares.

"Shpresoj që Angela Merkel së shpejti do të gjejë kohën dhe rastin për të komentuar më në thellësi politikën e saj ndaj Rusisë", tha deputeti i CDU-së Johann Wadephul.

Lufta në Ukrainë nuk e ka zhbërë aq shumë trashëgiminë e zonjës Merkel, sa ka hedhur një dritë të pakëndshme në pjesë të saj që shumica e gjermanëve preferonin t'i injoronin.

Arritjet për të cilat ajo u nderua disa muaj më parë janë të paprekura. Ajo mori një ekonomi të sëmurë gjermane dhe e ktheu atë në fuqinë që është sot.

Ajo e mbrojti Bashkimin Evropian përmes krizës së euros dhe Brexit, dhe blloku mbetet i bashkuar.

Por lufta në Ukrainë ka vënë nën qendër të vëmendjes fusha më pak të suksesshme të trashëgimisë së zonjës Merkel.

Kaq popullore ishte ish-kancelarja sa Olaf Scholz kandidoi si kandidat për të vazhduar punën e saj, pavarësisht se vinte nga një parti rivale.

Por ai shkatërroi shumë nga politikat e saj kryesore brenda pak ditësh pas pushtimit rus të Ukrainës.

Doli që gazsjellësi Nord Stream 2 dhe një politikë energjetike e ka lënë Gjermaninë të varur nga gazi rus.

Me fillimin e luftës në Ukrainë kancelari i ri Olaf Scholz investoi në ushtri, kryesisht në mbrojtje, një shumë prej 100 miliard dollarëshe.

Aleatët e Gjermanisë e kritikonin atë sepse po krijonte një varësi të madhe nga Rusia.

Kritika nuk u kufizua vetëm tek aleatët e huaj. Schäuble, ish-ministri i financave i zonjës Merkel, u përpoq të theksonte se ai "kurrë nuk e kishte fshehur kundërshtimin tim ndaj Nord Stream".

Por ato nuk ishin çështje që dominonin bisedën politike gjermane. Përkundrazi, ato ishin gjëra për të cilat shoqëria e sjellshme gjermane preferonte të mos fliste.

Zonja Merkel nuk ka thënë asgjë deri më tani për shpenzimet ushtarake apo gazin rus dhe duket se historia do të gjykojë të metat e saj për politikën e saj me Rusinë.

Është e qartë se e vetmja pyetje për të cilën ajo ka zgjedhur për të mbrojtur veten është vendimi i saj për të kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO në 2008.

Parimi i tretë i politikës së saj që është vënë nën kritika javët e fundit është qetësimi i perceptuar i saj ndaj Putinit.

Për këtë të paktën, një nga ish-ministrat e saj doli në mbrojtje të saj. “Nëse thoni se ne e kemi vlerësuar gabim agresivitetin e këtij njeriu, atëherë jam dakord me ju. Por kjo nuk do të thotë se politikat e 20 viteve të fundit kanë qenë të gabuara”, tha Thomas de Maiziere, i cili shërbeu si ministër i Brendshëm i zonjës Merkel.

“Në atë kohë njerëzit thoshin se Angela Merkel ishte shumë e ashpër ndaj Putinit dhe Rusisë. Krahasuar me Francën apo Italinë, për shembull, ajo ishte një nga më të vështirat në bisedimet me Putinin”.

Gjatë pjesës më të madhe të kohës së saj në detyrë, zonja Merkel ishte bashkëbiseduesja kryesore e Perëndimit me Putinin.

Putin kundërshtoi planet që aleanca të zhvendosej në atë që ai e konsideronte si oborrin e pasmë të Rusisë.

Fakti që zonja Merkel ende mbron këtë vendim sugjeron se ajo është ndër ata që besojnë se zgjerimi i NATO-s në kufijtë e Rusisë ka kontribuar në krizën aktuale.

Ajo që do të kishte ndodhur nëse ajo nuk do të kishte ndërhyrë, mbetet një nga pyetjet pa përgjigje të historisë.

“Unë ftoj zonjën Merkel dhe Sarkozy të vizitojnë Bucha, për të parë se çfarë ka çuar politika e 14 viteve të koncesioneve ndaj Rusisë”, tha Volodymyr Zelensky këtë javë.

“Ata menduan se duke refuzuar Ukrainën, mund ta qetësonin Rusinë, ta bindnin të respektonte Ukrainën dhe të jetonte normalisht përkrah nesh”. /Nacionale/

Lajme të ngjashme