Shumë marramendëse e shpenzimeve ditore në luftë, Izraeli do ta ndryshojë buxhetin
Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, tha të mërkurën se buxheti shtetëror 2023 – 2024 “nuk është më përkatës” pas fillimit të luftës me Hamasin dhe se plani për shpenzime do të amendamentohet.
Duke vlerësuar se kostoja e drejtpërdrejtë e luftës është rreth 1 miliard shekelë (264 milionë dollarë) në ditë për Izraelin, ministri tha për Radion e Ushtrisë se ai ende nuk kishte vlerësim për koston e tërthortë ndaj ekonomisë së paralizuar pjesërisht nga mobilizimi masiv i rezervistëve të ushtrisë dhe sulmeve të gjera palestineze me raketa, raporton agjencia “Reuters”.
Ministri Smotrich tha se rivlerësimi ekonomik nga “S&P Global” për Izraelin nga “i qëndrueshëm” në “negativ” është “alarmist” dhe se ai nuk pret deficite domethënëse izraelite pavarësisht nga kriza.
Ai e vlerësoi lart guvernatorin e Bankës së Izraelit, Amir Yaron, i cili planifikohej të largohej nga pozita, por e ndryshoi mendjen për shkak të krizës.
Sidoqoftë, ai nuk parapëlqeu që të tregonte nëse Yaroni duhet të mbahet zyrtarisht në pozitën e lartë.
“Nuk kemi kohë që të marrim frymë, prandaj nuk do të merremi me këtë (pyetje) tash”- shtoi ministri izraelit.
