Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Rusi, që la të vdekur 40 persona - NACIONALE

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Rusi, që la të vdekur 40 persona

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Shteti Islamik, ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin pranë Moskës, që la të vdekur të paktën 40 persona.

“BBC” raporton që sipas “Reuters”, Shteti Islamik ka pretenduar të kenë kryer sulmin, përmes një njoftimi në kanalin e tyre në Telegram.

Megjithatë, ky raport nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Grupi i njohur si ISIS ka kryer sulme në disa shtete, megjithatë, një korrespodent i BBC-së ka përmendur që në disa raste, kanë marrë përgjegjësi për sulme që s’i kanë kryer.

Çka ndodhi?

40 persona është konfirmuar se kanë vdekur në sulmin e së premtes në Rusi, derisa raportohet për rreth 100 të plagosur.

Sipas “BBC”, kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) përmes një komunikate.

“Sipas informacioneve preliminare: 40 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur.” – thuhet në këtë njoftim.

Ndërkohë, siç u raportua më herët në mediat ndërkombëtare, të paktën tre persona dyshohet se kanë hapur zjarr me armë të gjata në sallën e muzikës, Crocus City, pranë moskës.

Sipas pamjeve, duket se salla e muzikes Crocus City është përfshirë nga flakët, derisa ka video edhe nga sulmi në sallën e koncerteve. Sipas këtyre pamjeve, shihen të paktën katër persona të armatosur duke hapur zjarr me armë automatike, derisa qytetarët kanë ikur në panik për të shpëtuar jetën.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, e ka quajtur këtë sulm një “tragjedi të madhe”. Të paktën 50 ambulanca kanë qenë në vendin e ngjarjes, pra ku ka ndodhur sulmi.

“Sulmuesit, pretendohet se fillimisht kanë hapur zjarr në hyrje të objektit gjatë një koncerti, kanë përdorur armë automatike, dhe më pas një zjarr filloi në objekt.” – kanë thënë shërbimet e emergjencës.

Lajme të ngjashme