“Shteti i tij ka shkuar në ferr”: Trumpi e kritikon marrëveshjen mes Kalifornisë e Britanisë - NACIONALE

“Shteti i tij ka shkuar në ferr”: Trumpi e kritikon marrëveshjen mes Kalifornisë e Britanisë

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara dënoi një marrëveshje për energjinë e pastës mes Mbretërisë së Bashkuar dhe guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, disa orë pasi ajo u nënshkrua të hënën.

Në një intervistë me mediumin “Politico”, Trumpi tha se është gjë “jo e duhur” që Britania të merret me guvernatorin demokrat. Trumpi, i cili vjen nga radhët e Partisë Republikane, gjithashtu e quajti Newsom-in “humbës”, duke thënë se “shteti i tij ka shkuar në ferr dhe puna e tij mjedisore është një katastrofë”, transmeton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Newsom=i është kritik i dalluar i Trumpit dhe publikisht e ka përmendur mundësinë për ta kërkuar nominimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Marrëveshja e energjisë që guvernatori i Kalifornisë e nënshkroi të hënën me sekretarin e Energjisë të Britanisë, Ed Miliband, parasheh bashkëpunim për teknologji të energjisë së pastër si energjia e erës, dhe synon që ta zgjerojë qasjen për kompanitë britanike në tregun e Kalifornisë.

“Donald Trumpi është në gjunjët e tij për thëngjill dhe Naftë të Madhe, duke e shitur të ardhmen e Amerikës përballë Kinës. Guvernatori Newsom do të vazhdojë të udhëheqë në mungesë të tij. Udhëheqësit e huaj po e refuzojnë Trumpin dhe po e zgjedhin vizionin e Kalifornisë për të ardhmen” – tha përmes postës elektronike një zëdhënës i Newsom-it.

Trumpi rishtazi ftoi përfaqësues të industrisë së naftës dhe gazit për të nominuar zona në Kaliforninë qendrore dhe jugore për shitje të mundshme të naftës dhe fushave të gazit me qira që nga viti i ardhshëm.

Newsom-i dhe grupet mjedisore e kanë dënuar këtë lëvizje, duke e cilësuar si kërcënim ndaj ekosistemeve të Kalifornisë.

Në janar, Newsom-i nuk u lejua që të fliste brenda hapësirës zyrtare të ShBA-së në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Ai për këtë gjë e ka fajësuar Shtëpinë e Bardhë./Nacionale

Lajme të ngjashme