Shtatë të vdekur një sulm rus në Odesa të Ukrainës - NACIONALE

Shtatë të vdekur një sulm rus në Odesa të Ukrainës

4 javë më parë

nga NACIONALE

Raketa rusë kanë goditur një anije civile të mallrave në një port të rajonit Odesa të Ukrainës, duke lënë të vrarë shtatë persona, sipas zyrtarëve lokalë.

“Ky është sulmi i tretë ndaj një anijeje civile në katër ditët e fundit” – tha guvernatori rajonal, Oleh Kiper, raporton televizioni BBC.

Ai tha se Rusia kishte e kishte vënë në shënjestër infrastrukturën e portit dhe se të gjitha viktimat ishin ukrainase. Kiperi shtoi se disa persona të tjerë u lënduan dhe një punëtor i portit vdiq nga lëndimet në spital të enjten.

Sulmi më i ri ndaj njërit prej porteve ukrainase në bregdetin e Detit të Zi ndodhi në kohën kur presidenti Volodymyr Zelensky ka nisur udhëtime nëpër Evropë, përfshirë Londrën, Parisin dhe Romën.

Ai është takuar me kryeministrin britanik, Keir Starmer, para se të zhvillojë bisedime me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili këtë javë paralajmëroi se Ukraina mund të ballafaqohet me dimrin më të vështirë që nga fillimi i pushtimit të plotë rus më 2022.

Ishte planifikuar që Zelensky të takohej edhe me homologun amerikan, Joe Biden, bashkë me aleatë të tjerë perëndimorë në Berlin të shtunën, por kreu i Shtëpisë së Bardhë e anuloi udhëtimin në Gjermani për shkak të uraganit “Milton” në Florida./Nacionale

Lajme të ngjashme