Shpërthime misterioze në bazat ajrore ruse, shfaqen pamjet e sulmit
Shpërthime misterioze ndodhën sot në dy baza ajrore ruse larg vijës së frontit, duke rritur mundësinë që Kievi të ketë gjetur një mënyrë për të synuar bombarduesit rusë me rreze të gjatë të cilët u përdorën në sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase.
Të paktën tre persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në këto dy baza ajrore ushtarake në Rusinë perëndimore. “Një dron i paidentifikuar sulmoi një bazë ajrore në rajonin e Saratovit”, raportoi Baza.
In #Saratov region, #Russia, a drone attacked a military airfield, damaging two Tu-95 strategic bombers.
— NEXTA (@nexta_tv) December 5, 2022
Two people were injured. pic.twitter.com/nRNz8j7CFL
Dy persona janë transportuar në spital dhe sipas raportimeve janë dëmtuar dy avionë. Në të njëjtën kohë, një kamion me benzinë shpërtheu në një pistë në rajonin Razan, në jug të Moskës. Tre persona humbën jetën dhe pesë u plagosën.
Vladimir Putin është informuar për incidentet në rajonet Razan dhe Saratov, tha zëdhënësi i tij Dmitry Peskov. "Sigurisht. Presidenti merr rregullisht informacione për gjithçka që po ndodh nga të gjitha shërbimet përkatëse", tha Peskov. /Nacionale/
Interesting video of explosion at Engels Airbase. At 15 sec, sound of something passing overhead. At 42 sec, light from explosion. 19 secs later - sound of blast, about 6.2 km away (speed of sound 326.34 m/s, dry air -8 C.) pic.twitter.com/rJ897Sv3Wv
— Euan MacDonald (@Euan_MacDonald) December 5, 2022