Shpërthim i fuqishëm në Ukrainë, Rusia godet një impiant gazi
Ndër objektivat e fundit të sulmeve ruse në Ukrainë, zyrtarët kanë bërë të ditur se ka qenë edhe një impiant gazi në lindje dhe një fabrikë raketash në Dnipro.
Pamjet e shpërndara tregojnë momentin e frikshëm të shpërthimit të impiantit, që shkaktoi një zjarr të madh.
E ndërsa në disa pjesë të Ukrainës kanë filluar edhe reshjet e para të borës, shumë njerëz kanë mbetur pa ngrohje pasi Rusia po vazhdon të godasë rrjetin energjetik.
Megjithatë, Moska ka kërkuar të justifikojë këto sulme duke akuzuar Kievin për “mosgatishmëri” për negociata.
Sulmet e fundit ruse në Ukrainë vijnë pas shumë pengesave që Rusia pati në fushë betejë. Ditën e enjte, Dnipro ishte në mesin e qyteteve të shënjestruara, më kryeministrin Denys Shmyhal, i cili njoftoi edhe për sulm ndaj një fabrike që prodhon raketa.
U bë e ditur po ashtu se nga bombardimet në këtë qytet janë plagosur 23 persona, përfshirë një adoleshent.
