Shpërthen dhuna në Etiopi, fshatrat plot me trupa të vdekur
Dëshmitarët okularë të një shpërthimi të dhunës etnike në Etiopinë perëndimore kanë thënë për BBC-në se kanë mbetur të pafuqishëm gjatë sulmeve, të cilat rezultuan në vdekjen e më shumë se 250 njerëzve.
Një burrë tha se ai dhe fshatarët e tjerë kishin varrosur rreth 250 trupa, duke përfshirë trupat e vëllait dhe kunatës së tij.
Numrat nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, por dëshmitarë të tjerë kanë dhënë shifra të ngjashme.
Sipas dëshmitarëve, viktimat janë Amharas etnikë të vrarë nga rebelët Oromo.
Ushtria Çlirimtare e Oromos (OLA), ka mohuar përgjegjësinë duke thënë se pas sulmeve ishin "ushtarët në tërheqje" të qeverisë ishin pas sulmeve.
Kohët e fundit, zona ka pare luftime midis forcave qeveritare dhe OLA. Thuhet se sulmi ka ndodhur ditën e shtunë, dhe menjëherë janë njoftuar autoritetet e qarkut të cilat kanë ardhë për ndihmë disa orë më vonë.
"Forcat speciale [rajonale] dhe ushtria mbërritën vonë pasdite rreth orës pesë. Askush nuk erdhi për të na ndihmuar deri atëherë," tha një banor.
Një grup mbrojtës, Shoqata Amhara e Amerikës, thotë se numri i të vdekurve ka arritur në 378 duke shtuar se ka identifikuar 176 viktima.
Ndërsa një tjetër dëshmitar ka thënë për BBC se përveç të vrarëve në vend, sulmuesit kanë rrëmbyer edhe disa persona.
"Pasi i morën, i vranë në pyll. Pesëdhjetë trupa u gjetën në pyll," tha ai duke shtuar se ata kishin hyrë në shtëpitë e folësve amharikë dhe kishin filluar ti vrasin.
Ndërsa, për dhunën ka reaguar edhe kryeministri i Etiopisë Abiy Ahmed, i cili e ka përshkruar situatën si të papranueshme.
"Ka zero tolerancë për aktet e tmerrshme që marrin jetë kohët e fundit në rajonet e Beninshangul dhe Oromia nga elementë, objektivi kryesor i të cilëve është terrorizimi i komuniteteve," shkroi Abiy në Tëitter.
Në tre vitet e fundit Etiopia ka parë një rritje të paprecedentë të dhunës etnike, me mijëra të vrarë dhe miliona të çrrënjosur nga jeta e tyre.
E që nga nëntori 2020, vendi është shkatërruar gjithashtu nga një luftë civile në rajonin verior të Tigray.