Shkon në 80 numri i të vdekurve nga zjarret në Hawai - NACIONALE

Shkon në 80 numri i të vdekurve nga zjarret në Hawai

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Numri i të vdekurve nga zjarret në ishullin Maui të Hawait ka shkuar në 80, ndërsa një zjarr i ri e nxiti evakuimin e një komuniteti tjetër të premten natën.

Departamenti i policisë në Maui tha se zjarri i ri është në Kaanapali, në pjesën perëndimore të ishullit Maui. Në njoftimin e policisë nuk u dhanë menjëherë hollësi për evakuimin e banorëve, raporton gazeta “The Guardian”.

Zyrtarët po mundohen që të marrin vesh se si zjarret janë përhapur aq shpejtLahaina, me paralajmërime të pamjaftueshme. Zyra e prokurores së përgjithshme të Hawait, Anne Lopez, do të kryejë një rishikim gjithëpërfshirës të vendimmarrjes dhe politikave para, gjatë dhe pas zjarreve, tha kjo zyrtare.

“Departamenti im është i përkushtuar që t’i kuptojë vendimet që ishin barrë para dhe gjatë zjarreve dhe që t’i ndajë me publikun rezultatet e këtij rishikimi. Përderisa ne vazhdojmë që t’i përkrahim të gjitha aspektet e përpjekjes së vazhdueshme për lehtësim, tani është koha për ta filluar këtë proces të të kuptuarit”- tha ajo.

Zjarret e këtyre ditëve janë bërë fatkeqësia më e rëndë natyrore në histori të shtetit, duke e lënë pas cunamin e viti 1960, kur kishin vdekur 61 persona.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se ekipet e kërkimit, të mbështetur nga qentë, mund të gjejnë më shumë viktima të zjarreve që kanë djegur edhe një mijë ndërtesa e kanë lënë mijëra njerëz pa strehë.

Lajme të ngjashme