Shkon në 413 numri i viktimave të luftimeve në Sudan, sipas OBSh-së - NACIONALE

Shkon në 413 numri i viktimave të luftimeve në Sudan, sipas OBSh-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se 413 njerëz janë vrarë dhe 3.551 të tjerë janë lënduar që nga fillimi i luftimeve në Sudan para gjashtë ditëve.

OBSh-ja deri më tani ka regjistruar 11 sulme ndaj objekteve shëndetësore në vend dhe ka bërë thirrje që veprimet e tilla të ndalen, tha zëdhënësja Margaret Harris.

Zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, tha se të paktën nëntë fëmijë janë raportuar të vrarë gjatë luftimeve dhe se mbi 50 të tjerë janë lënduar.

Ai paralajmëroi se luftimet po e vënë në rrezik jetën e fëmijëve sudanezë, të cilët tashmë vujanë nga kequshqyerja, raporton agjencia "Reuters".

"Sudani tashmë e ka njërin ndër nivelet më të larta të kequshqyerjes së fëmijëve në botë dhe tash, kujdesi kritik jetëshpëtues për 50 mijë fëmijë të kequshqyer rëndë e në mënyrë akute është penguar. Ky është rrezik për jetën"- tha zëdhënësi i UNICEF-it para gazetarëve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje palëve të konfliktit që të hapin një korridor humanitar për punëtorët shëndetësorë, pacientët dhe autoambulancat.

Lajme të ngjashme