Shkon në 22 numri i të vdekurve në Izrael, por pritet rritje e shifrës - qindra të plagosur - NACIONALE

Shkon në 22 numri i të vdekurve në Izrael, por pritet rritje e shifrës - qindra të plagosur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportohet se numri zyrtar i të vdekurve nga sulmet e Hamasit në Izrael ka shkuar në 22, ndërsa në spitale kanë arritur 545 persona.

Një zyrtar i lartë i shërbimeve emergjente izraelite ka lënë të kuptohet në radion publike se numri i viktimave tashmë është më i lartë se 22, raporton gazeta “The Guardian”.

Thuhet se ka përpjekje të vazhdueshme për të arritur te personat e lënduar.

Numrin e personave të plagosur e dha Ministria e Shëndetësisë e Izraelit.

Sipas autoriteteve izraelite, Hamasi ka hedhur më shumë se dy mijë raketa në drejtim të Izraelit.

Ka raportime se në Gaza ndodhen disa pengje izraelite.

Lajme të ngjashme