Shkencëtarët duan të krijojnë kompjuterë nga truri, zbulojnë planin
Shkencëtarët kanë zbuluar një plan të ri me anë të së cilit kanë menduar të krijojnë kompjuterë nga të njëjtat materiale që fuqizojnë trurin e njeriut.
Zhvilluesit e kompjuterëve kanë kërkuar prej kohësh të imitojnë performancën e trurit të njeriut, veçanërisht me inteligjencën artificiale. Por deri më tani këto teknika nuk kanë qenë kurrë në gjendje të përputhen me shumëllojshmërinë e arritjeve që njerëzit kanë bërë duke përdorur trurin e tyre organik.
Sipas The Independent, shkencëtarët tani shpresojnë se duke ndërtuar biokompujterë, të bërë nga koleksione tredimensionale të qelizave të trurit, mund t'i ndihmojnë ata t'i afrohen realizimit të kësaj ëndrre. Ata kanë pretenduar se këto lloj kompjuterësh do të funksionin si harduer biologjik i cili do të bënte të mundur zhvillimin e shpejtë të llojeve të reja të kompjuterëve.
Bëhet e ditur se tashmë studiuesit kanë provuar një kompjuter të tillë të bazuar në tru për të luajtur videolojën ‘Pong’ dhe shpresojnë ta rrisin atë dhe ta përsërisin në mënyrë që të mund të prodhojë një lloj aftësie të re që është e ngjashme me inteligjencën artificiale.
Disa nga studiuesit kanë propozuar për një projekt të ri që do të përdorte oganoidet e trurit për të fuqizuar kompjuterët. Ata kanë thënë se këto organoide do të rriten në laborator, po do të kenë aspekte të rëndësishme të funksionit dhe modeleve të trurit, duke përfshirë shumë nga qelizat që përdoren për të mësuar si dhe ato për memorien.
Studiuesit shpresojnë se kjo do t'i lejojë biokompjuterët të mësojnë shumë më shpejt se kompjuterët e tanishëm. Ata kanë shtuar gjithashtu se kompjuterët organikë do të ishin më efikas dhe do të mund të ruanin më shumë detaje.
“Ne po arrijmë kufijtë fizikë të kompjuterëve me silikon sepse nuk mund të paketojmë më shumë transistorë në një çip të vogël. Por truri është i lidhur krejtësisht ndryshe. Ai ka rreth 100 miliardë neurone të lidhur përmes mbi 1015 pikave të lidhjes. Është një ndryshim i madh fuqie në krahasim me teknologjinë tonë aktuale,”- ka thënë një nga studiuesit.
Ndër të tjera, ata kanë shtuar se përveç përmirësimit të informatikës, kompjuterët organikë mund të ndihmojnë gjithashtu për treguar për vetë trurin, pasi studiuesit do të mund të krahasojnë organoidet e shëndetshme dhe ato të njerëzve që mund të kenë sëmundje neurologjike.
Ky projekt i ri përshkruhet në një punim si “Inteligjenca organoidale (OI): Kufiri i ri në biokompjuterizëm dhe inteligjencë në një pjatë", dhe është botuar në revistën Frontiers in Science.

