Shfaqen pamjet e arrestimeve të protestuesve në Rusi
Në Rusi, sot në mëngjes nisën protestat e para kundër mobilizimit të urdhëruar nga Presidenti Vladimir Putin.
Videot e qytetarëve që protestojnë në lindje të vendit - në Novosibirsk, Irkutsk, Tomsk dhe qytete të tjera - po përhapen në rrjetet sociale.
Kudo që shfaqen protestuesit, përveç policisë së rregullt, shfaqen edhe forca të trazirave, me helmeta në kokë, të cilët arrestojnë njerëzit duke i tërhequr zvarrë ose më mirë duke i nxjerrë nga rruga.
#Novosibirsk - update
— Tim White (@TWMCLtd) September 21, 2022
The police were soon in action. First of all shouting warnings and threats to the peaceful gathering.
"No to war" shouted by a few and then one protester is soon bundled away for standing up to the thugs in uniform.#mobilization #StandByUkraine pic.twitter.com/t69cXbRsGl
Arrestimet e para
Janë shfaqur videot që tregojnë arrestimet e para dhe tashmë janë përmendur dhjetëra të arrestuar. Të paktën 12 persona u arrestuan në Irkutsk.
Në video shihet se policia hedh përtokë disa persona gjatë arrestimeve.
Protesters in #Irkutsk managed to keep recording as #Russia's police arrested them.
— Tim White (@TWMCLtd) September 21, 2022
A crowd of people was demonstrating.#нетмобилизации #StopRussia pic.twitter.com/FhNjC3H8Ij
Këto shifra mund të rriten ndjeshëm sonte pasi lëvizja kundër luftës Vesna ka bërë thirrje për protesta në qytete dhe qyteza anembanë Rusisë në orën 19:00 me orën lokale.
"Ju nuk duhet të vdisni për Putinin. Ju nevojiten në Rusi ata që ju duan. Për autoritetet, ju jeni vetëm mish për top dhe do të shpërdoroheni pa asnjë kuptim dhe qëllim", u thanë organizatorët rusëve.
BREAKING:
— WhereisRussiaToday (@WhereisRussia) September 21, 2022
Anti-war protests have begun in Siberia.
This video from Tomsk, Siberia, shows local protestors being detained by police.#Tomsk #UkraineRussiaWar #NoWar pic.twitter.com/20U8vSH5D7
Autoritetet kërcënojnë protestuesit me 15 vite burg
Zyra e prokurorit të Moskës tha se pjesëmarrja në protesta dhe "ngjarje masive" të paligjshme është një vepër e dënueshme që mund të rezultojë në "deri në 15 vjet burg".
#Breaking: Just in - Anti-war protests have started to slowly form in places across several cities in #Russia, reports of at least 48 people got arrested already by Russian police, after #Putin announced he will send 300.000 new Russian troops to #Ukraine to the front lines. pic.twitter.com/RQirI50ljM
— Sotiri Dimpinoudis (@sotiridi) September 21, 2022
Më herët, opozita dhe aktivistët rusë bënë thirrje për protesta kundër mobilizimit të pjesshëm të urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën.
Autoritetet ruse deri më tani kanë shtypur protestat dhe projekti i pavarur i medias për të drejtat e njeriut OVD-info vlerëson se 16,437 persona janë arrestuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt. /Nacionale/
#Update: Just in - Riot police in #Russia have been ordered that all anti-war protestors would be arrested and would face up to 15 years of jail time, if they protest in cities and villages in Russia. after #Putin announced he will send 300.000 new Russian troops to #Ukraine. pic.twitter.com/LI3cdSDPHZ
— Sotiri Dimpinoudis (@sotiridi) September 21, 2022