Shfaqen imazhet e reja satelitore të llogoreve ruse
Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë infrastrukturën e banimit dhe banesat në qytetin Kherson të çliruar së fundmi, sipas ushtrisë ukrainase.
Qindra ukrainas po ikin nga qyteti i Khersonit vetëm dy javë pasi u rimor. Granatimet e Moskës kanë vrarë të paktën 32 civilë që kur forcat e saj u larguan nga qyteti më 9 nëntor.
Në përditësimin e fundit të publikuar mbrëmë, Instituti Amerikan për Studimin e Luftës (ISW) tha se trupat ruse po hapnin llogore dhe po vendosnin pozicionet e tyre në përgatitje për një kundërofensivë të mundshme të Ukrainës në Kherson lindor. /Nacionale/
Russian forces are fortifying their positions along critical GLOCs in eastern #Kherson Oblast against a possible future Ukrainian counteroffensive.🧵 https://t.co/qWUDcy4GEg
— ISW (@TheStudyofWar) November 28, 2022
Satellite images below were captured 15 NOV via @Maxar https://t.co/aCBNLpAvFq