Shembet kulmi i një salle sportive, tre të vdekur në Kinë - NACIONALE

Shembet kulmi i një salle sportive, tre të vdekur në Kinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre persona vdiqën, pasi kulmi i një sallë sportesh u shemb në pjesën verilindore të Kinës. Ky është incidenti i dytë i këtij lloji në atë zonë në muajt e fundit.

Shtatë persona ishin të pranishëm brenda sallës në qytetin Jiamusi, kur kulmi i saj u shemb rreth orës 19 e 20 minuta sipas kohës lokale të hënën, raporton gazeta “The Independent”.

Shembja përfshiu një sipërfaqe prej rreth 500 metrash katrorë dhe ndodhi në zonën e basketbollit, në katin e dytë të pjesës perëndimore të sallës, raportoi televizioni shtetëror, CCTV.

Tre fëmijë kishin mbetur të ngujuar, sipas raportimit të një mediumi lokal.

Zyrtarët e qeverisë kineze thanë se operacionet e shpëtimit në sallë kanë përfunduar. Televizioni CCTV raportoi se tre persona arritën të iknin, ndërsa një tjetër pësoi lëndime të lehta.

Policia lokale e ka ndaluar personin që ishte përgjegjës për sallën. Shkaktari i shembjes së kulmit është duke u hetuar.

Vdekja e tre personave nxiti zemërim e kritika në rrjete sociale. Ky ishte incidenti i dytë në provincën Heilongjiang në muajt e fundit.

korrik, një sallë në një shkollë të mesme në qytetin Qiqihar u shemb, duke lënë 11 të vdekur.

Lajme të ngjashme