ShBA vlerëson se Izraeli nuk është "përgjegjës" për shpërthimin në spitalin e Gazës - NACIONALE

ShBA vlerëson se Izraeli nuk është "përgjegjës" për shpërthimin në spitalin e Gazës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas Këshillit të Sigurisë Kombëtare, qeveria amerikane beson se Izraeli “nuk është përgjegjës” për shpërthimin në një spital të Gaza që la të vdekur rreth 500 persona.

Zëdhënësja Adrienne Watson, është shprehur se vlerësimi i ShBA-së bazohet në analizën e imazheve, përgjimeve dhe informacionit me burim të hapur.

“Ndërsa ne vazhdojmë të mbledhim informacione, vlerësimi ynë aktual, bazuar në analizën e imazheve, përgjimeve dhe informacionit me burim të hapur, është se Izraeli nuk është përgjegjës për shpërthimin në spitalin e Gazës dje,”- ka deklaruar ajo.

Ndërkohë, duke folur për CNN, zyrtarët kanë thënë se edhe provat fillestare të mbledhura nga komuniteti i inteligjencës amerikane sugjerojnë se sulmi në spital erdhi nga një raketë e lëshuar nga grupi i Xhihadit Islamik Palestinez.

Një nga këto burime ka treguar se midis provave që janë mbledhur është një analizë shpërthimi që sugjeron se ishte një shpërthim tokësor dhe jo një sulm ajror që goditi spitalin. Si provë tjetër është paraqitur edhe fakti se nuk ka pasur asnjë krater të vetëm që ka treguar për një bombë, pork a pasur dëme të mëdha zjarri dhe mbetje të shpërndara që tregojnë se është në përputhje me një shpërthim që nis nga niveli i tokës.

Kujtojmë se zyrtarët palestinezë kanë fajësuar sulmet ajrore izraelite për incidentin vdekjeprurës, meegjithatë Izraeli ka këmbëngulur se nuk ishte përgjegjës, duke paralajmëruar qysh në orët e para pas sulmit se mund ta dëshmojë një gjë të tillë.

Konflikti Izrael-Hamas nisi më 7 tetor, ndërsa deri më tani ka lënë më shumë se 4 mijë viktima nga të dyja palët.

Lajme të ngjashme