ShBA: Nuk ka shenja për kërcënim ushtarak rus drejt Moldavisë dhe Rumanisë - NACIONALE

ShBA: Nuk ka shenja për kërcënim ushtarak rus drejt Moldavisë dhe Rumanisë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pas pretendimeve të Ukrainës se dy raketa ruse lundrimi kanë hyrë në hapësirën ajrore të Moldavisë dhe Rumanisë, ShBA-ja ka thënë se nuk ka “asnjë indikacion” të një kërcënimi të drejtpërdrejtë ushtarak nga Rusia drejt këtyre vendeve.

Zëdhënësi i departamentit të shtetit, Vedant Patele tha se:

“Ne mbajmë kontakte dhe komunikim të ngushtë me partnerët tanë moldavë dhe aleatët rumunë.”

Ishte komandanti i përgjithshëm i Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi, ai që sugjeroi se dy nga këto raketa të lëshuara nga deti hynë në hapësirën ajrore të Moldavisë dhe Rumanisë menjëherë pas orës 10 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa sirenat e sulmit ajror ranë në të gjithë vendin.

Është bërë e ditur se Moldavia ka thirrur ambsadorin rus lidhur me incidentin dhe ka konfirmuar se të paktën një raketë kishte kapërcyer hapësirën e saj ajrore. Kjo nuk është hera e parë që raketat ruse kanë hyrë në Moldavi.

Megjithatë, Rumania, një vend anëtar i NATO-s, ka mohuar kategorikisht raportin. Nga vendi është thënë se raketat kishin arritur rreth 35 kilometra nga kufiri verilindor, por nuk kanë shkelur territorin e vendit.

Lajme të ngjashme