Një vit nga lufta në Ukrainë, ShBA me sanksione të reja ndaj Rusisë - NACIONALE

Një vit nga lufta në Ukrainë, ShBA me sanksione të reja ndaj Rusisë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti i ShBA-së Joe Biden do të takohet praktikisht me udhëheqësit e G7-ës dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të shënuar një vjetorin e pushtimit rus të Ukrainës dhe për të shpallur sanksione të reja ndaj atyre që ndihmojnë përpjekjet luftarake të Rusisë.

Kujtojmë se sanksionet e para ndaj Rusisë u vendosën vitin e kaluar nga grupi i G7-ës, pak orë pasi Putin nisi pushtimin në Ukrainë.

"G7 është bërë një spirancë e përgjigjes sonë të fortë dhe të bashkuar ndaj Rusisë," - është shprehur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre, teksa ka njoftuar se ditën e premte, udhëheqësit do të diskutojnë "si të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën" dhe mënyrat për të rritur presionin ndaj Rusisë.

Sipas Jean-Pierre, sanksionet e reja do të përfshijnë bankat ruse, sektorët e teknologjisë dhe mbrojtjes dhe do të godasin si njerëzit ashtu edhe kompanitë e përfshira në konflik.

Ajo ka shtuar se ShBA gjithashtu do të shpallë një paketë të re ndihme ukrainase që do të përfshijë mbështetje ekonomike, të sigurisë dhe energjisë.

Lajme të ngjashme