ShBA-ja thotë se anija e sekuestruar afër Venezuelës është nisur drejt një porti amerikan
Anija transportuese e naftës që u sekuestrua të mërkurën afër bregdetit të Venezuelës pritet të lundrojë drejt një porti detar amerikan.
Një gjë të tillë e konfirmoi sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, raporton televizioni BBC.
Karoline Leavitt tha: “ShBA-ja synon që të sekuestrojë naftë. Megjithatë, ekziston një proces ligjor për sekuestrimin e asaj nafte dhe ai proces ligjor do të ndiqet.”
Ajo konfirmoi se anija e sekuestruar një ditë më parë do të lundrojë drejt një porti amerikan.
Tani për tani është duke u zhvilluar një hetim rreth anijes, që përbëhet nga një ekip në terren dhe intervistimi i ekuipazhit.
Ndërkohë, Theasi i ShBA-së ka shtuar tre prej nipave të presidentit venezuelas, Nicolas Maduro, në listën e sanksioneve të Zyrës për Kontrollin e Asetev të Huaja.
Përpos tyre, në listën e sanksioneve u futën edhe gjashtë anije që transportojnë naftë të Venezuelës.