ShBA-ja shpërblen një sinjalizues me shumë rekorde prej 279 milionë dollarësh - NACIONALE

ShBA-ja shpërblen një sinjalizues me shumë rekorde prej 279 milionë dollarësh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni për Sigurime dhe Këmbim i Shteteve të Bashkuara ka shpërblyer një sinjalizues me shumën më të madhe ndonjëherë që është dhënë nga ky institucion – rreth 279 milionë dollarë – për dhurimin e informacioneve që kanë ndihmuar për të ndërmarrë masa kundër shkeljeve.

Rregullatori nuk e zbuloi rastin për të cilin e ka ofruar shpërblimin milionësh, raporton agjencia “Reuters”.

Ky shpërblim është më shumë se dyfish më i madh se shpërblimi prej 114 milionë dollarësh që e kishte dhuruar në tetorin e vitit 2020.

“Siç dëshmon ky shpërblim, ka nxitje të konsiderueshme për sinjalizuesit që të paraqesin të dhëna të sakta për shkeljet e mundshme të ligjit të sigurimeve”- tha Gurbir Grewal-i, drejtor i Departamentit të Zbatimit në Komisionin për Sigurime dhe Këmbim.

Pagesat për sinjalizuesit bëhen përmes një fondi për mbrojtjen e investitorëve, i cili është themeluar nga Kongresi dhe financohet plotësisht përmes sanksioneve monetare që i paguhen Komisionit për Sigurime dhe Këmbim nga shkelësit e ligjit për sigurime.

Shpërblimet për sinjalizuesit mund të jenë në shumë prej 10 deri në 30 për qind të parave të grumbulluara, kur sanksionet monetare janë mbi vlerën e 1 milion dollarëve.

“Asistenca e qëndrueshme e sinjalizuesit, duke përfshirë shumë intervista e paraqitje me shkrim, ishte kritike për suksesin e këtyre veprimeve”- tha Creola Kelly, shefe e Zyrës së Sinjalizuesve në Komisionin për Sigurime dhe Këmbim.

Lajme të ngjashme