ShBA do ta furnizojë Ukrainën me modelin e vjetër të tankeve Abrams - NACIONALE

ShBA do ta furnizojë Ukrainën me modelin e vjetër të tankeve Abrams

3 vjet më parë

nga NACIONALE

ShBA ka ndryshuar mendim dhe në vend të modeleve më të reja të tankeve Abrams M1-A2, do t’i dërgojë Ukrainës 31 tanke Abrams M1-A1.

Sipas CNN, vendimi i ri është njoftuar nga zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral Patriv Ryder.

“Pas studimeve dhe analizave të mëtejshme se si ta bëMjë këtë më së miri, DoD në koordinim të ngushtë me Ukrainën ka marrë vendimin për të ofruar variantin M1-A1 Abrams, i cili do të na mundësojë të përshpejtojmë ndjeshëm afatet kohore të dorëzimit të kësaj aftësie të rëndësishme për Ukrainën deri në vjeshtën e këtij viti,”-është shprehur ai.

Ai ka shtuar se ShBA-ja do t'i sigurojë Ukrainës gjithashtu "sisteme të blinduara armësh të avancuara" që janë "aftësi shumë të ngjashme" me M1-A2, duke përfshirë një mitraloz të rëndë të kalibrit 50 dhe një top 120 mm.

Lajme të ngjashme