Lajmi i Fundit: Biden njofton se ShBA-të po përgatiten të dërgojnë 31 tanke Abrams në Ukrainë
Pas javësh diskutimesh, administrata e Biden-it po përgatitet të dërgojë tanke Abrams në Ukrainë, raporton NBC News.
Biden shpalli vendimin këtë të mërkurë gjatë një adresimi. Plani aktual përfshin dërgimin e 31 tankeve Abrams drejt Ukrainë për ta ndihmuar në luftën kundër agresionit rus.
Megjithatë, do të duhen shumë muaj përpara se automjetet e teknologjisë së lartë të mbërrijnë në terren në Ukrainë, thanë zyrtarët, dhe trajnimi për trupat ukrainase gjithashtu pritet të zgjasë disa muaj.
Vendimi për të ecur përpara me sigurimin e tankeve përbën një ndryshim drastik për administratën Biden, e cila i kishte rezistuar presionit nga Gjermania për t'i dërguar ato në Ukrainë.
Të premten e kaluar, zyrtarët amerikanë këmbëngulën se presidenti Joe Biden nuk ishte pro idesë që të dërgonte tanke Abrams në Ukrainë, sepse anëtarët e ekipit të tij të sigurisë kombëtare, duke përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Kryetarin e Shefave të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley, nuk besonin se ato për ukrainasit duke pasur parasysh se sa e vështirë është për t'u operuar dhe mbajtur.