ShBA dënon për trafik droge një ish-ministër meksikan - NACIONALE

ShBA dënon për trafik droge një ish-ministër meksikan

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një ish-ministër i sigurisë meksikane është dënuar nga një juri amerikane për trafik droge.

Genaro Garcia Luna, dikur fytyra e luftës së Meksikës kundër drogës, është shpallur fajtor për marrjen e miliona dollarëve nga grupi më i madh i krimit në Meksikë, karteli i drogës Sinaloa.

Garcia Luna, i arrestuar në vitin 2019 në Teksas ishte deklaruar i pafajshëm, por tani pas dënimit ai mund të përballet deri me 10 vite burg.

Raportohet se ky vendim ka ardhur pas një gjyqi katër-javor të mbajtur në Gjykatën e Qarkut të ShBA-së në Brooklyn.

Sipas prokurorëve, ish-kreu i ekuivalentit meksikan të Byrosë Federale të Hetimeve të ShBA-së ka pranuar miliona dollarë të mbushura në çanta dhe të dorëzuara nga anëtarët e kartelit.

Garcia Luna, është zyrtari më i lartë meksikan që është gjykuar ndonjëherë në ShBA për akuzat e trafikut të drogës.

Lajme të ngjashme