Sëmuret Papa Françesku, shtrihet në spital
BBC raporton se Papa Françesku do të pranohet në spitalin e Romës për të marrë trajtim dhe testime për bronkit.
Siç ka njoftuar Vatikani, Papa 88-vjeçar do të shkojë në spitalin Gemelli pas audiencave të tij të mëngjesit të premten.
Tutje shkruhet se Papa ka pasur simptoma të bronkitit për disa ditë.
"Në mëngjes, pas audiencave të tij, Papa Françesku do të pranohet në Poliklinikën Agostino Gemelli për testime diagnostike të nevojshme dhe për të vazhduar trajtimin e tij spitalor për bronkitin që po kalon," thuhet në njoftim.