“S’e përballojmë dot një luftë tjetër”: Gueterres kërkon vetëpërmbajtje maksimale pas sulmit të Iranit - NACIONALE

“S’e përballojmë dot një luftë tjetër”: Gueterres kërkon vetëpërmbajtje maksimale pas sulmit të Iranit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“Bota nuk mund të përballojë edhe një tjetër luftë”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gueterres në një reagim ku ka thirrur për vetëpërmbajtje nga palët pas sulmit masiv me raketa që nisi dje Irani në drejtim të Izraelit.

Të gjitha palët të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale”, ka thënë Gueterres në një postim në “X”.

"Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale për të shmangur çdo veprim që mund të çojë në konfrontime të mëdha ushtarake në fronte të shumta në Lindjen e Mesme," shkruan ai në deklaratë.

"Unë kam theksuar vazhdimisht se as rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një luftë tjetër."

Lajme të ngjashme